Shërbimet
Kompetencë në trajtim nëpërmjet specializimit
Çdo anëtar i skuadrës sonë të dentistëve sjell me vete përveç aftësive të tij solide në shërbimin bazë edhe njohuri speciale në një ose disa fusha specifike. Kjo është e nevojshme sidomos në disiplinat e vështira si trajtimi i rrënjëve ose imlantologjia.
Mjekësia moderne Stomatologjike është zhvilluar në një fushë të ndërlikuar me shumë departamente specifike. Asnjë Mjek nuk mund të ndjekë zhvillimin në të gjitha disiplinat në të njëjtën kohë. Por së bashku ne jemi në gjendje të mbulojmë pothuajse të gjitha sektorët e mjekësisë Stomatologjike .
Shërbimet tona dentare ne i kryejmë me standardet më të larta të cilësisë. Për ti përmbushur siç duhet kërkesat e larta të trajtimit, Ordinanca jonë Stomatologjike certifikohet rregullisht nga Dhoma e Dentistëve të Bavarisë – e gjith kjo në shërbim të shëndetit të pacientëve tanë. Pasiqe komunikimi me Dentistin tuaj është një çështje e Mirëbesimit.
Fushat tona të shërbimeve:
- Profilaksia e dhëmbëve
Programe trajtimi për fëmijë dhe të rritur - Ruajtjene dhëmbëve
Trajtimi i karies, mbushje plastike, inlay qeramike - Zëvendësim dhëmbësh
ura që përshtaten me saktësi, kurora dhëmbësh, proteza dhëmbësh - Implantologjia
implantate tepër cilësore dhëmbësh për zëvendësim fiks të dhëmbëve - Endodontia
Trajtim i rrënjëve i mbështetur me mikroskop - Terapi periodontale
trajtim i qëndrueshëm i infeksioneve të mishit të dhëmbëve dhe parodontozës - ZOOM-Bleaching
Zbardhim i dhëmbëve për një buzëqeshje rrezatuese - Estetikë dhëmbësh, bizhuteri dhëmbësh
Kozmetikë për dhëmbët tuaj - Stomatologji për të moshuarit
Shëndetin e dhëmbëve dhe cilësia e jetës në pleqëri - Frika dentare
Ne e marrim situatën e veqantë të pacientëve tanë shumë seriozisht dhe kujdesemi shumë ndjeshëm për nevojat e tyre - Trajtim i nofullës
Diagnozë funksionimi nëse kafshimi nuk është siç duhet - Trajtim i plotë
Terapi moderne nga mjekësia natyrore dhe rehabilitimi i vatrave - Ortopedi e nofullës
Trajtim i pozicionimit të gabuar të dhëmbëve tek fëmijët dhe të rriturit në bashkëpunim me kolegët me eksperiencë - Trajtim i fëmijëve
programe speciale trajtimi dhe një trajtim në përputhje me nevojat e fëmijëve dhe duke evituar frikën - Trajtim me narkozë
Trajtim i dhëmbëve me narkozë të plotë në rastin e ndërhyrjeve të mëdha ose sipas dëshiave tuaja